AKTUALITET /

VIDEO/ I njëjti avaz në Durrës, qyteti përmbytet pas reshjeve të shiut! Rrugët kthehen në 'lumenj'

Qarkullimi i automjeteve është i pamundur në rrugë të pëmbytura pas reshjeve të shiut.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I njëjti avaz në Durrës, qyteti përmbytet pas

Ashtu siç ndodh gjithmonë kur bie shi, edhe këtë herë qyteti i Durrësit është përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës.

Qytetarët janë zgjuar të përmbytur. Uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret duke bërë që shumë makina të përfundojnë nën ujë dhe qarkullimi të jetë pothuajse i pamundur.


   

Situata paraqitet tejet problematike sidomos në kryqëzimet e rrugëve të qytetit. Ky lloj shqetësimi është i përhershëm për banorët e qytetit të Durrësit ku pavarësisht përmbytjeve të vazhdueshme, nuk merren masat e duhura që situata të tilla të mos përsëriten. Versus.al

Poll