Tiranë- Një 24 vjeçar i dënuar më parë për dhunë në familje është arrestuar nga policia nën akuzën e vjedhjes së monopatinave.
Brenda 4 ditëve, janë dokumentuar 5 raste të vjedhjes së monopatinave nga i riu me iniciale A.B. Konkretisht;
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
- Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
- Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.
Siç shihet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, 24 vjeçari shkonte në vende të ndryshme dhe sapo dikush e linte monopatinën, përfitonte dhe i merrte duke u larguar krejt i qetë. Versus.al








