AKTUALITET /

VIDEO/ Kallëzoi drejtorin e Arkivave për shpifje, Beleri paraqitet në gjykatën e Tiranës

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Kallëzoi drejtorin e Arkivave për shpifje, Beleri paraqitet
Beleri i shoqëruar nga të afërm të tij

Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Tiranës ku ka kallëzuar drejtorin e Arkivave Ardit Bido për shpifje. Seanca ndodhet në fazën përgatitore, ndërsa avokati i tij tha se Beleri vendosi të merrte pjesë personalisht më seancë duke qenë se ndodhej në Tiranë.

Kujtojmë se në seancën e pajtimit Beleri nuk u tërhoq nga denoncimi i tij dhe i është hapur rrugë gjykimit.

Ndërsa Bido ka pranuar pajtim, por pa u tërhequr nga deklaratat e tij publike të konsideruara si shpifje nga Beleri.

Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke. Jashtë gjykatës Bido tha para disa muajsh se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë.

Kujtojmë se Bibo është një prej kandidatëve të PS për deputetë në listën e hapur të Vlorës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: