
Berat- Një oficer i policisë rrugore është konfliktuar fizikisht me disa të rinj të cilët i kishte ndaluar për kontroll në qytet. Situata u rëndua pasi i riu që drejtonte makinën doli nga mjeti dhe iu drejtua oficerit të policisë me fjalë kërcënuese.
Ndërsa polici i shtyn derën e makinës, i riu i shoqëruar nga dy persona të tjerë dëgjohet teksa i thotë: ‘’Mbaje t’i biem, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim."
Kjo mënyrë sjellje ndaj forcave të rendit minon rregullin dhe sigurinë pasi tregon se qytetarët nuk stepen as kur bëhet fjala për oficerë policie. Versus.al
