Tiranë- Një 32 vjeçar i identifikuar si Iljaz Lufta është arrestuar nga policia pasi në bulevardin “Bajram Curri” grabiti me dhunë një automjet të parkuar.
Siç shihet edhe në video, i riu ka hyrë në një mobileri dhe ka nxjerrë armën duke kërcënuar marangozin që t’i jepte çelësat e mjetit të parkuar në bulevardin Bajram Curri.
Mjeti më pas u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha”, ndërsa autori u arrestua pasi u lokalizua nga policia. Versus.al








