AKTUALITET /

VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja, Arbër Tivari thyen arrestin shtëpiak dhe grabit lokalin

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja,
Pamje nga kamerat e sigurisë dhe Arbër Tivari

Durrës- Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për një vjedhje të ndodhur në një lokal të lagjes nr.18.

Në pranga ka rënë 29 vjeçari Arbër Tivari, i cili ishte i dënuar nën arrest shtëpie për një aksident me vdekje të ndodhur në 2022-in  dhe shoku i tij, M.Ç, 30 vjeç. Grabitja ka ndodhur më 18 nëntor të këtij viti në lokalin e L.K të cilit i kanë vjedhur sende të ndryshme brenda biznesit me vlerë deri në 3 milionë lekë të vjetra.

Ata kanë bashkëpunuar edhe me një person tjetër i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Aksidenti i ndodhur në 2022-in

VIDEO/ Në 2022-in i vd*qën në makinë 2 vajza të reja,

Në orët e para të 27 nëntorit 2022, Arbër Tivari po udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës. Në makinë me të ndodheshin edhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen e autostradës duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy vajzave të reja.

Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi në mars të vitit 2021 u plagos pas një konflikti të çastit me Alket Buçpapajn. Për herë të fundit Tivari ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Versus.al

Poll