AKTUALITET /

Video/ Në mes të ditës në Tiranë dy të rinj sulmojnë dhe i vjedhin varësen gruas, EMRAT

Në videon e cila tashmë është bërë virale babai shihet i përlotur dhe në një moment i bie të fikët Ngjarja

Shkruar nga B.SH
Video/ Në mes të ditës në Tiranë dy të rinj
Momenti kur sulmohet gruaja

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Necklace".

I vodhën varësen e floririt një shtetaseje, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Necklace", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.   

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit Danjel Meci, 23 vjeç, dhe Luis Mija , 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: