
Kryeqyteti ka përjetuar tensione të forta në orët e vona të së enjtes, pas barazimit 1-1 mes Dinamos dhe Jagiellonias për play-off të Conference League.
Tifozët polakë, që kishin mbërritur në numër të konsiderueshëm në Tiranë, nisën provokimet që pasditen e djeshme, duke bërë gjeste të pahijshme pranë bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pas ndeshjes, disa tifozë shqiptarë duket se reaguan duke u përplasur fizikisht me një prej tyre.
Forca të shumta policie ndërhynë për të qetësuar situatën, por incidentet vijuan edhe gjatë shoqërimit të tifozëve polakë me autobus drejt aeroportit të Rinasit, ku disa persona sulmuan me flakadanë mjetet që transportonin grupin nga Polonia. Tensionet lidhen edhe me thirrjet ofenduese të tifozëve polakë “vritini shqiptarët” si dhe me pankartën provokuese “Kosova është Serbi”.
Kulmi i provokimeve ishte përdhosja e bustit të Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës, ngjarje që ndezi reagimin e shqiptarëve. Ndërkohë, Dinamo u eliminua nga Conference League.
28.08.2025, FC Dinamo City???????? - Jagiellonia Bialystok????????, Tirona Fanatics???????? attack Jagiellonia buses they dont stop for fight, click for more here: https://t.co/XvVfX9iriu
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 28, 2025
All in one place. Tap to download.
???? https://t.co/FXnrFRp1rX pic.twitter.com/L61wgNSI3O







