AKTUALITET /

(VIDEO) Nuk përmbahet Koço Kokëdhima! Futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen, përplaset me arbitrin

Biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima, i cili ka qenë larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, është rikthyer sërish në fokus pas një incidenti të ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit të femrave mes Apolonisë dhe Gramshit.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Nuk përmbahet Koço Kokëdhima! Futet në fushë

Biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima, i cili ka qenë larg vëmendjes mediatike për një kohë të gjatë, është rikthyer sërish në fokus pas një incidenti të ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit të femrave mes Apolonisë dhe Gramshit.

Kokëdhima, ish-deputet socialist dhe president i klubit Apolonia, ka tentuar të godasë arbitrat gjatë përplasjes, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të fierakeve, por me tensione të larta dhe dy kartonë të kuq për Apoloninë. Ndeshja u zgjat për 25 minuta të tjera për shkak të ndërprerjeve.

Një prej ndërprerjeve ka ndodhur pas hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me presidentin Kokëdhima në krye, i cili protestonte ndaj vendimeve të arbitrit kryesor Dorian Maletaj.

Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale momentet e tensionit. Ajo ka akuzuar Kokëdhimën dhe zyrtarët e tij se kanë goditur dhe ofenduar arbitrat gjatë ndeshjes, duke përdorur fjalor të pahijshëm dhe duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

Aliu ka shprehur zemërimin e saj duke thënë: “Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”. /Versus.al/

Tags:

kokedhima

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: