Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit, ku një pushues është dhunuar fizikisht nga një person tjetër ende I paidentifikuar.
Sipas burimeve dhe pamjeve të publikuara në rrjet, viktima është goditur me grushte në kokë në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, duke shkaktuar panik mes pushuesve të tjerë. Në video dëgjohet bashkëshortja e të dëmtuarit, e cila, duke filmuar autorin e dhunës, i drejtohet me tone të ashpra: “O plehrë, çfarë ke bërë… do ta shikosh!”
Ende nuk janë bërë të ditura motivet apo rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse janë marrë masa ndaj autorit të ngjarjes.
View this post on Instagram
Ky incident ngre shqetësime serioze për sigurinë e pushuesve në zonat turistike dhe nxit nevojën për prezencë më të shtuar të forcave të rendit në plazhe gjatë sezonit veror. /Versus.al







