AKTUALITET /

VIDEO/ Pas 5 orësh , Arbër Veliaj del nga ambientet e SPAK: Erdha vullnetarisht!

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK që lidhen me lëvizje financiare të dyshimta të vëllait dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, të cilat ngrejnë dyshime për përfshirje në pastrim parash.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Pas 5 orësh , Arbër Veliaj del nga ambientet e SPAK: Erdha
Arbër Veliaj në SPAK

Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Arbër Veliaj ka dal nga ambjentet e SPAK pas 5 orësh.

Para gazetarëve ai u shpreh: Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin.

Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK që lidhen me lëvizje financiare të dyshimta të vëllait dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, të cilat ngrejnë dyshime për përfshirje në pastrim parash.

Arbër Veliaj ka nënshkruar një kontratë prej 300 mijë eurosh për të siguruar shërbime këshillimi ligjor për Erion Veliaj nga një studio amerikane, ndërkohë që ndaj tij nuk është ngritur ende ndonjë akuzë.

Materialet e SPAK tregojnë gjithashtu se ai ka qenë i përfshirë në menaxhimin e fushatës mediatike dhe në koordinimin e përfaqësuesve ligjorë ndërkombëtarë gjatë kohës që Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll