AKTUALITET /

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro, arrestohet administratori i farmaci “TATA” në Tiranë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë, policia ka sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, me një vlerë totale rreth 35,000 euro, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Shkruar nga Versus

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro,

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ka finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamentet”, duke goditur një rast të dyshuar për tregtim të ilaçeve mjekësore të kontrabanduara.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar 35-vjeçari Albi Hadroviq administrator i farmacisë Tata në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Gjithashtu, është nisur procedimi penal ndaj 33-vjeçares A. M., e punësuar në mënyrë të paligjshme në të njëjtën farmaci.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë, policia ka sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, me një vlerë totale rreth 35,000 euro, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni vjen si rezultat i punës së vazhdueshme të specialistëve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.
Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.
Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll