AKTUALITET /

VIDEO/ Për 4 muaj vodhi 7 palë syze me vlerë mbi 11 mijë euro, arrestohet 40 vjeçari me dy emra në Tiranë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Për 4 muaj vodhi 7 palë syze me vlerë mbi 11 mijë

Tiranë- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u zbulua se ishte autor i disa vjedhjeve në të njëjtin dyqan aksesorësh për 4 muaj me radhë.

Në pranga ka rënë Elson (Durim) Doku, i cili gjatë katër muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze me vlerë rreth 11.200 euro.

Siç shihet edhe në videon e publikuar, autori përdorte një truk për të bërë të mundur që të arrinte të merrte syzet pa u vënë re.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al



Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: