Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës.
Siç shihet në pamjet e Jepi Zë, një i ri me automjet me targa kosovare kalon përtej rrugicës, ndërsa tjetri e incizon ndërsa lëvizë.
Kjo edhe duket të ketë shkaktuar tension, ku mes tyre pasoi edhe rrahje fizike.
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.
Mbi rastin ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se dy persona janë dërguar në stacion për tu marrë në pyetje
Ndërsa i lënduari, sipas Elshanit, është duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.







