AKTUALITET /

VIDEO/ Përplasje me armë në Bushat, shkëmbim zjarri mes Audit të blinduar dhe një mjeti tjetër

Hetimet e policisë kanë zbuluar detaje të reja dritë lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Përplasje me armë në Bushat, shkëmbim zjarri mes

Hetimet e policisë kanë zbuluar detaje të reja dritë lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Sakaq, mësohet se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

 

Poll