AKTUALITET /

VIDEO/ Pistoleta e mbështjellë me çorape, kapet i riu me armë në makinë (EMRI)

Policia po heton për të zbuluar qëllimin e të riut nga Lezha që u kap me armë zjarri në makinë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Pistoleta e mbështjellë me çorape, kapet i riu me
Momenti i gjetjes së pistoletës dhe arrestimi i 33 vjeçarit Elden Dushku

Tiranë- Rastet e armëmbajtjes pa leje sa vijnë e shtohen. Së fundmi, efektivët e komisariatit të policisë nr.3, kanë arrestuar një 33 vjeçar me i identifikuar si Elden Dushku pasi gjatë kontrollit të bërë në automjet i është gjetur një pistoletë.

Siç shihet edhe nga pamjet e operacionit, i riu kishte përdorur një çorape për të mbështjellë armën e zjarrit.

Për pasojë, u sekuestrua arma e zjarrit dhe municioni luftarak brenda mjetit tip “Benz”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e qëllimit të të riut të arrestuar. Versus.al

Poll