Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia në zonën e ‘Ali Demit’ ku u kapën me drogë dhe armë zjarri në makinë. Në pranga ka rënë pronari i mjetit tip “Benz”, Krisald Kundraxhi, 38 vjeç dhe pasagjeri Jurgen Kovaçi, 34 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjet dhe në banesën e Kundraxhit, u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 304 gram kokainë, 131 tableta ekstazi dhe peshore elektronike.
Ndaj Kundraxhit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa shoku i tij akuzohet për moskallëzim krimi. Versus.al







