Tiranë- Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e thyerjes së masës së arrestit dhe të grabitjes. Në total, i riu akuzohet se në tre raste të ndryshme kishte porositur produkte online dhe më pas në momentin që korrieri mbërrinte në adresën e dhënë, e grabiste nën kërcënimin e një thike.
Në pranga ra autori E.B i cili po ashtu ishte nën masën arrest shtëpie. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një celular i vjedhur një ditë më parë dhe një shumë parash. Siç shihet edhe në video, i riu konfliktohet me korrierin për t’i marrë me dhunë porosinë për të cilën nuk paguante. Versus.al








