AKTUALITET /

VIDEO/ Pret lirimin nga burgu pasi kreu 2/3 e dënimit, Salianji mbërrin në gjykatën e Fierit

Mësohet se shërbimi i provës ka sjellë raport pozitiv për Salianjin.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Pret lirimin nga burgu pasi kreu 2/3 e dënimit, Salianji
Momenti kur Salianji del nga makina e policisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur sot në gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht nga burgu ku vuan dënimin që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Kërkesa e Salianjit për t’u liruar me kusht vjen pasi ka kryer 2/3 e dënimit. Shërbimi i provës pritet të paraqesë raportin për ish-deputetin në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin apo rrëzimin e kërkesës së bërë.

 

Poll