AKTUALITET /

VIDEO/ Qarkullonte me biçikletë për të vjedhur në Durrës dhe largohej me "Benz", kapet 37 vjeçari nga Tirana

I arrestuari udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit ku më pas përdorte një biçikletë për të lëvizur nëpër qytet ku më pas kryente vjedhje të automjeteve.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Qarkullonte me biçikletë për të vjedhur në

Durrës- Një 37 vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në qytetin bregdetar.

I arrestuari me iniciale V.K, qarkullonte nëpër Durrës me biçikletë dhe thyente xhamat e automjeteve për t’u vjedhur shoferëve sendet që mbanin brenda.

Më pas linte biçikletën dhe largohej me automjetin e tij tip “Benz” siç shihet edhe nga pamjet e sigurisë. Hetimet kanë zbuluar se 37 vjeçari është autor 5 vjedhjeve të kryera në automjetet në pronësi të Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M duke u marrë këtyre të fundit shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll