
Një përplasje e dhunshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës.
Rreth orës 02:00, një sherr ka shpërthyer mes disa të rinjve shqiptarë që ndodheshin aty si turistë dhe disa personave që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonë.
Konflikti ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur mjete të forta, duke lënë disa persona të plagosur rëndë.
Përleshja ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te pushuesit që ndodhen në këtë destinacion shumë të frekuentuar gjatë verës.
Në zone nuk ka prani të përhershme të policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim të përhershëm gjatë gjithë sezonit turistik.
Kujdes pamje të rënda:







