Një incident aspak i pakëndshëm është regjistruar ditën e djeshme në Malin e Tomorrit, një vend i shenjtë ku dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria mblidhen çdo vit për lutje.
Shkak i tensionit u bë një karrotrec që pengonte lëvizjen e makinave.
Disa shoferë që tentuan ta parakalojnë u përballën me gjoba, pasi sipas tyre karrotreci i raportonte tek policia. Sipas një video të publikuar nga JOQ, qytetarë të shumtë i janë drejtuar shoferit me kërcënime.
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë bektashinj vizitojnë teqenë e Kulmakut, zhvillohet këtë vit nga 20 deri më 25 gusht, dhe mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare të vendit./Versus.al







