Itali- Një burrë me origjinë shqiptare ka shkaktuar panik në mes të qytetit të Parmës ku nuk ka pranuar t’u bindej urdhrave të policisë dhe ka rrezikuar jetën e disa policëve që u përpoqën ta ndalonin.
Shqiptari me mjetin luksoz bëri lëvizje të dyshimta teksa ndodhej pas një autobusi, ndërsa kur efektivët e kanë ndaluar për një kontroll rutinë, ai ka reaguar ashpër dhe ka tentuar të largohej.
Në pamjet e publikuara nga LaStampa, shihet momenti kur njëri prej policëve tenton të hypë në xhamin e makinës për ta ndaluar shqiptarin, ndërsa më pas vijnë përforcime dhe e shtrijnë në tokë për t’i vendosur prangat. Versus.al







