Korçë- Një sherr masiv është shënuar pasditen e sotme në Bilisht ku janë përfshirë disa persona.
Pamjet e siguruara nga kamerat, tregojnë momentin kur Trajan Çeliku i cili njihet nga policia si person problematik ka sulmuar 39 vjeçarin Guri Mazelliu. Kjo ishte hera e dytë që Çeliku ishte konfliktuar me 39 vjeçarin gjatë ditës së sotme.
Çeliku së bashku me personat e tjerë që e shoqëronin e kanë goditur 39 vjeçarin me shkopinj bejsbolli duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër i dëmtuari gjatë sherrit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej agresorëve.
Pasi morën ndihmën mjekësore në spital, persoant e përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Versus.al







