AKTUALITET /

VIDEO/ Skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere paraqitet në SPAK bashkë me avokatin e njohur

SPAK i ka caktuar mjekjes Alketa Pere masën ‘Deytirm me paraqitje.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere paraqitet në SPAK

Mjekja Alketa Pere është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme së bashku me avokatin e saj Siamir Visha për t’u marrë në pyetje në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.

SPAK i ka caktuar mjekjes Alketa Pere masën ‘Deytirm me paraqitje.

Ka qenë Prokuroria e Tiranës që zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut në QSUT. 

Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik,  orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit  në Tiranë. 

Të përfshijë në këtë skandal bashkë mjeken Alketa Pere janë mjeku Edmond Gashit, Emiljano Leka koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Halil Gashi, Florian Marku, dhe Drilona Kishta./Versus.al

Poll