AKTUALITET /

VIDEO/ Të shtrirë në tokë në mes të Bllokut, të rinjtë denoncojnë policët: Na dhunuan në rrugë dhe kur na futën në makinë

Disa të rinj kanë denoncuar se janë dhunuar nga efektivët e Komisariatit nr.2 në mes të Bllokut, pas përfundimit të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ata tregojnë se janë sulmuar në rrugë dhe gjatë kohës që ishin futur në makinat e Policisë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Të shtrirë në tokë në mes të Bllokut,

Disa të rinj kanë denoncuar se janë dhunuar nga efektivët e Komisariatit nr.2 në mes të Bllokut, pas përfundimit të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ata tregojnë se janë sulmuar në rrugë dhe gjatë kohës që ishin futur në makinat e Policisë.

“Sot u ndaluam në Bllok, pasi kishim dalë jashtë makinës. U përpoqëm të flisnim me respekt me policët kur po na futnin në makinë. Një polic i dha shokut tim një shpullë në fytyrë, më pas u sulmuan të gjithë djemtë dhe u vunë prangat në mes të rrugës. I futën përsëri në makinë dhe vazhduan të godasin në fytyrë, ndërkohë që ata ishin të prangosur. Më pas u larguan me ta, duke pretenduar se i kishin kthyer dorën. Gjithçka është kapur në video nga lokalet përreth. Në pamje duken 10 policë që qëndrojnë mbi djalin pas shpullës”, rrëfen një nga të rinjtë.

Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Denoncuesi ka treguar për “JOQ Albania” se pas shoqërimit në Komisariatin nr.2, djemtë janë gjobitur me nga 400 mijë lekë secili dhe më pas janë liruar./Versus.al

Poll