AKTUALITET /

VIDEO/ Tension në një Qendër Numërimi në Tiranë, vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ

Sipas burimeve për media, autori i sulmit dyshohet të jetë një vëzhgues i Ornaldo Rakipit, i cili ka reaguar fizikisht ndaj kreut të KZAZ-së, në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tension në një Qendër Numërimi në Tiranë,
Pamje nga sherri në qendrën e votimit Kashar

Një situatë e paprecedentë është shënuar në Qendrën e Numërimit të votave në Kashar, ku tensionet mes palëve janë përshkallëzuar në dhunë fizike.

Vëzhguesi i kandidatit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, ka dhunuar fizikisht kryetarin e KZAZ-së, Remzi Memedi, duke e goditur me shkelma, siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike të publikuara.

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të procesit të numërimit dhe tension brenda ambienteve të Qendrës së Numërimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

/Versus.al

Poll