AKTUALITET /

VIDEO / Tifozët serbë djegin flamurin kuqezi në ndeshjen ndaj Zvicrës, kapiteni Xhaka përplaset në fushë me "shkjaun"

Disa tifozë serbë kanë djegur në tribunë flamurin shqiptar, një ngjarje që ndodh herë pas here, nga të dyja kampet. Jo vetëm kaq, por pati edhe përplasje të tifozëve. Mediat në Beograd njoftojnë se dhjetëra shqiptarë dhe serbë u përleshën, pasi më parë pati konflikt verbal. Kapiteni i Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka gjatë ndeshjes nuk i ka mbajtur nervat dhe është përleshur me Milenkovic.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Tifozët serbë djegin flamurin kuqezi në ndeshjen ndaj

Në stadiumin e Zyrihut, kombëtarja e Zvicrës u ndal në barazim 1-1 nga Serbia. 

Disa tifozë serbë kanë djegur në tribunë flamurin shqiptar, një ngjarje që ndodh herë pas here, nga të dyja kampet. Jo vetëm kaq, por pati edhe përplasje të tifozëve. Mediat në Beograd njoftojnë se dhjetëra shqiptarë dhe serbë u përleshën, pasi më parë pati konflikt verbal.

Për fat, sipas të përditshmes “Danas”, nuk pati të plagosur. Ndërsa gazeta tjetër beogradase, tabloidja “Kurir” shqetësohet shumë për sjelljen e tifozëve serbë, pasi ultrasit lëshuan objekte në terren, pati shpërthime kapsollash dhe flakadanë, dëme në stadium dhe bllokim të hyrje-daljeve.

Federata Serbe e Futbollit është e dënuar me kusht pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës në Leskovac, ndërsa parashikimi është që sfida e së hënës kundër Danimarkës të jetë pa tifozë.

Ndërkaq, rezultatet e “helvetëve” nuk i kanë pëlqyer aspak kapitenit Granit Xhaka, që në përfundim të ndeshjes e hoqi shiritin nga krahu, ndonëse nuk e bëri dramë në deklaratat e tij.

“Me gjithë respektin, por po flasim vetëm për Ligën e Kombëve, diçka që është organizuar në vend të miqësoreve. Gjithsesi, për momentin është kështu, ky është fakt. E dimë se duhet të bëjmë më shumë dhe se rezultatet nuk kanë qenë ata që duhen. Mund të them se nuk kemi luajtur keq. Ndaj Serbisë ishim ekipi më I mirë në fushë dhe patëm 6 raste, e duhej të kishim shënuar të paktën 3 gola”.

Kapiteni i Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka gjatë ndeshjes nuk i ka mbajtur nervat dhe është përleshur me Milenkovic.

Serbia ndodhet në vendin e tretë në grup me 5 pikë, dy më pak sesa danezët, ndërsa Zvicra është e fundit me vetëm dy pikë. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: