AKTUALITET /

VIDEO/ Trafik i rënduar në 'Rrugën e Kombit', kolona mbi 10 kilometra në Kalimash

Radha e automjeteve ka arritur deri në mbi 10 kilometra, duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Trafik i rënduar në 'Rrugën e Kombit', kolona
Pamje nga Rruga e Kombit

Një trafik i rënduar është shënuar gjatë ditës së sotme në Rrugën e Kombit, ku qindra automjete kanë mbetur në pritje për orë të tëra në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Radha e automjeteve ka arritur deri në mbi 10 kilometra, duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Fluksi i madh është pasojë e lëvizjes masive të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe zona të tjera, të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre pas përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri dhe bregdetin shqiptar./Versus.al

 

 

Poll