Lezhë- Një shpërthim me tritol ka tronditur qytetin mbrëmjen e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse që i ishte vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Vetëm dëme materiale raportohen nga shpërthimi ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy persona të pamaskuar të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
Noteri ka deklaruar se nuk ka probleme me asnjë person, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave që vunë sasinë e lëndës plasëse.
Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjon i cili prej më shumë se një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i PD në Lezhë dhe aktualisht është një prej kandidatëve në primare për të qenë në listat për deputet. Më herët, Gjoni u tërhoq si gjyqtar pak para nisjes së procesit të vettingut. Versus.al








