SHBA- Policia amerikane ka arrestuar disa persona në qarkun Westchester të cilët dyshohet se hidhnin mbeturina në zona të pyllëzuara. Pamjet e publikuara nga policia amerikane tregojnë disa raste kur biznesmeni shqiptar Xhevahir Kalaja hidhte mbeturinat e biznesit të tij në parkun Scotti.
Kalaja u arrestua të mërkurën, më 10 shtator, automjeti i tij u sekuestrua dhe tani ai përballet me akuza penale për asgjësimin e mbeturinave, të ngritura me ndihmën e Departamentit të Konservimit Mjedisor të Shtetit të Nju Jorkut. Versus.al







