Policia ka arrestuar Alban Dalanajn, 40 vjeçarin e dyshuar si autor të 6 vjedhjeve të kryera gjatë muajit prill dhe maj në Tiranë.
Mësohet se Dalanaj, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Pasi kryente vjedhjet, largohej me monopatinë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







