Ditën e djeshme përfundoi numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë proces morën pjesë 36 gra të dënuara, nga të cilat 33 janë të paraburgosura. Të gjitha votat e tyre, pra 100%, janë dhënë për Partinë Socialiste.
Gazetari i EuroNews, Xhensil Shkëmbi, gjatë një raportimi LIVE, komentoi "me shaka" se gratë e dënuara kanë votuar PS për të shprehur "dufin e tyre" që nuk i lejojnë të marrin pjesë në takime speciale.
Në total, rezulton se 101 të dënuar kanë votuar në favor të Partisë Socialiste.
Pas saj vjen Partia Demokratike, e cila ka marrë 66 vota nga të dënuarit.
Gjithashtu, gjatë numërimit janë konstatuar edhe 7 vota të pavlefshme.







