AKTUALITET /

U vra teksa po shkonte në punë/ Përkujtohet efektivi 28-vjeçar, shokët përloten para varrit të kolegut

Në nderim të tij, drejtuesit e Policisë vendosën kurora me lule, ndërsa u mbajtën edhe mesazhe që theksuan vlerat e larta të shërbimit dhe heroizmit.

Shkruar nga Versus

U vra teksa po shkonte në punë/ Përkujtohet efektivi

Me një ceremoni të përzemërt dhe të ngarkuar emocionalisht, u përkujtua sot një vjetori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia. Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hita, prefekti Arben Çuko, kolegë e familjarë, u mblodhën pranë varrit të tij për të nderuar sakrificën e një të riu që u bë simbol i përkushtimit ndaj detyrës dhe shtetit.

Në nderim të tij, drejtuesit e Policisë vendosën kurora me lule, ndërsa u mbajtën edhe mesazhe që theksuan vlerat e larta të shërbimit dhe heroizmit.

U vra teksa po shkonte në punë/ Përkujtohet efektivi
Novruz Cenalia dhe Azgan Mernica

“Novruzi nuk është më thjesht biri, vëllai, kolegu ynë. Ai është gur themeli në shtetndërtim, është imazh i misionit të Policisë. Emri i tij është shkruar me germa të arta për trimërinë dhe sakrificën përtej moshës biologjike,” – u shpreh Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hita.

Në fjalën e tij, Hita garantoi familjen e Cenalias për një mbështetje të pakushtëzuar nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar Novruzin si një figurë që do të mbetet përherë në piedestalin më të lartë të këtij institucioni.

Ngjarja që i mori jetën efektivit 28-vjeçar ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, kur ai po nisej drejt detyrës. Gjatë një konflikti për përparësi në rrugë, ai u qëllua për vdekje nga Azgan Mernica, një 23-vjeçar që sipas hetimeve, kishte zbritur nga automjeti, kishte marrë armën nga çanta dhe e kishte qëlluar pa i dhënë asnjë mundësi për reagim. Kështu, Cenalia gjeti vdekjen e menjëhershme. /Versus.al/

Poll