POLITIKË /

Humbja e PD në zgjedhje, kreu i FRPD Durrës: Zgjedhjet u humbën, justifikime njësoj si Lul Basha nuk ka më!

Shkruar nga Versus

Humbja e PD në zgjedhje, kreu i FRPD Durrës: Zgjedhjet u humbën,

Teksa numërohen edhe kutitë e fundit për pjesën më të rëndësishme të zgjedhjeve të 11 majit, votat për partitë, humbja e thellë e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës mbetet lajmi më i rëndësishëm që ka tronditur jo pak drejtuesit e saj, por edhe bazën.

Nuk mungojnë edhe pakënaqësitë, kritikat e forta, distancimet dhe deri tek kërkimi i llogarisë.

Një nga drejtuesit e lartë të strukturave që ka reaguar sot (13 maj( ka qenë edhe kryetari i Forumit Rinor Demokrat në Durrës, Oresti Berberi, që ka reaguar duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive.

“Zgjedhjet u humbën, justifikime njësoj si Lul Basha nuk ka më. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që e kanë!”, shkruan ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, por pa përmendur emra.

Gjatë Foltores dhe pas rimarrjes së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfshirë në statut një rregull të ri, të njohur si "neni Basha", që parashikonte se kryetari i partisë do të mbante përgjegjësinë dhe do të dorëzohej në rast humbjeje të zgjedhjeve. Megjithatë, në konferencën e sotme për shtyp, Berisha la të kuptohej se nuk do ta zbatojë këtë premtim.

Poll