
Greqi- Përleshja e ndodhur mes 2 vëllezërve shqiptarë dhe kushëririt të tyre në Athinë që solli vdekjen e 28 vjeçarit është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet qartë momenti kur 28 vjeçari shqiptar Denis Loka është sulmuar nga të dy kushërinjtë e tij adoleshentë, Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandro Loka, 19 vjeç. Këta të fundit u dorëzuan në polici të shoqëruar nga e ëma duke pretenduar se e kishin kryer ngjarjen e rëndë pasi kushëriri i tyre kishte abuzuar me ta që në moshë të vogël dhe të njëjtën gjë e kishte tentuar ta bënte dhe mbrëmjen e djeshme.
Në polici, adoleshentët kanë thënë se ka qenë 17 vjeçari Enis Loka ai i cili e kishte qëlluar me thikë viktimën, ndërsa vëllai i tij Aleksandro Loka, ka bashkëpunuar me të.
Policia greke po heton për zbardhjen e plotë të krimit. Videon e përleshjes mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.








