AKTUALITET /

Vidhnin banesa e lokale në Tiranë, arrestohen 2 ‘skifterët’, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Versus
Vidhnin banesa e lokale në Tiranë, arrestohen 2
Momenti kur dy të rinjtë hyjnë për të vjedhur në një banesë

Tiranë- Policia ka identifikuar tre autorët e disa vjedhjeve të kryera në banesa e lokale. në pranga u vunë dy prej tyre, E.D 20 vjeç i cili në bashkëpunim me E.G 21 vjeç gjatë periudhës maj-qershor vodhën para dhe sende me vlerë në një banesë dhe 2 lokale.

21 vjeçari është shpallur në kërkim.

Gjithashtu u arrestua A.K 33 vjeç i cili gjatë ditës së djeshme ka vjedhur një shumë parash në një banesë të fshatit Arbanë.

Në kuadër të këtyre arrestimeve, janë sekuestruar bizhuteri, para dhe një automjet i autorëve. Versus.al

Poll