Policia e Durrësit ka arrestuar 4 anëtarë të grupit që kryente vjedhje në banesa dhe biznese të ndryshme të qytetit bregdetar si dhe në Tiranë.
Në pranga kanë rënë Donald Subashi, 26 vjeç, banues në Marikaj; Denis Marku,18 vjeç, banues në Shkodër; Ervis Muça, 38 vjeç, banues në Mamurras; Artur Lama, 48 vjeç, banues në Mamurras. Ndërsa është shpallur në kërkim 49 vjeçari E.Z si pjesëtar i këtij grupi grabitësish.
Mësohet se grupi ka kryer vjedhjen e një skafi, një tabakinoje si dhe dy automjete dhe një kamionçine në fshatrat Sukth dhe Bilalas të Durrësit dhe Mullet të Tiranës. Versus.al








