AKTUALITET /

Vodhën makinën në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen tre të rinjtë! Mes tyre një i mitur

Pas kontrolleve në makinën e sekuestruar, u gjetën 2 grirëse kanabisi dhe 2 thika.

Shkruar nga Versus
Vodhën makinën në Tepelenë dhe e shitën në
Makina e vjedhur

Gjirokastër- Tre persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e vjedhjes së një automjeti në Tepelenë. Në pranga kanë rënë tre të rinjtë, K.P 24 vjeç, F.H 18 vjeç dhe një 17 vjeçar.

Këta të fundit akuzohen se dy ditë më parë kanë vjedhur në Tepelenë mjetin e F.H për ta shitur më pas në Gjirokastër. Gjatë kontrollit në makinë, u gjetën 2 grirëse për kanabisin dhe dy thika të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll