AKTUALITET /

Vodhën materialet dhe shkaktuan 160 mln lekë të vjetra dëm, pranga 2 punonjësve të mobilerisë (EMRAT)

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për 2 punonjës të tjerë të cilët kishin kishin rolin e përgjegjësve të mobilerisë.

Shkruar nga Versus

Vodhën materialet dhe shkaktuan 160 mln lekë të vjetra dëm,

Tiranë- Dy punonjës të një mobilerie në kryeqytet janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë vjedhur materiale pune nga vendi ku punonin.

Në pranga kanë rënë magazinieri Sevastian Maci 31 vjeç dhe përgjegjësi Florenc Begu, 35 vjeç. Ndërsa janë proceduar penalisht dy përgjegjësit e tjerë K.D 47 vjeç dhe O.D 32 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë Maci dhe Begu kanë vjedhur nga mobileria materiale me vlerë 16 milionë lekë të reja me të cilat bënin mobilje të tjera dhe i shisnin pa dijenin e pronarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll