AKTUALITET /

Vodhi 200 mijë litra naftë në Portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja 31 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Vodhi 200 mijë litra naftë në Portin e Durrësit, ekstradohet

Një 31 vjeçar i identifikuar si Juxhin Koka, i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK pasi akuzohet se vodhi 200 mijë litra naftë, është ekstraduar së fundmi nga Spanja.

Koka dyshohet se në muajin shkurt të këtij viti, korruptoi punonjësit e policisë dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë, vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije e ankoruar në Portin e Durrësit.

Ai u arrestua në Spanjë, ndërsa është kryer edhe ekstradimi drejt vendit tonë pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Më 13 tetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Juxhin Kokën dhe 10 të tjerë. Sipas organit të akuzës, Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammed Sallit me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil e Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian që realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale. Sipas hetimeve, Juxhin Koka dhe Drilon Malluta i ofruan 10.000 euro policit Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija. Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e Marvataj. Versus.al

Poll