AKTUALITET /

Vranë Ramazan Matajn në Shkodër për motrën e tyre, prokuroria çon në gjyq dy vëllezërit

Shkruar nga Versus
Vranë Ramazan Matajn në Shkodër për motrën e tyre,
Klisman Hasa dhe Ramazan Mataj

Shkodër- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj për vrasjen e Ramazan Matajt në fshatin Dragoç.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Ekzekutimi i rëndë ndodhi më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës, ku Arjon Hasaj qëlloi me breshëri ndaj makinës së të riut, pasi e akuzonte se kishte lidhje me motrën e tij, marrëdhënie e ndaluar që ishte kishte sjellë 2 divorce të saj. Ai e futi në kurth dhe e nxori në pritë Ramazan Matajn, pasi bisedoi me të nga një profil fals sikur ishte vajzë. Versus.al

Poll