AKTUALITET /

Vranësira dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimi e motit për sot

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

Shkruar nga Versus

Vranësira dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimi e motit

Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: