AKTUALITET /

Vrasja e 14 vjeçarit te “Fan Noli”, zbulohet kush e plagosi me thikë autorin e krimit

Shkruar nga Versus
Vrasja e 14 vjeçarit te “Fan Noli”, zbulohet kush e plagosi
Autori i ngjarjes, M.P, pas sherrit publikoi këtë foto në rrjetet sociale

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pranë shkollës Fan Noli ku pas një sherri me thikë mes nxënësve, mbeti i vdekur 14 vjeçari M.C dhe u plagos shoku i tij L.M.

I plagosur mbeti edhe autori M.P i cili për disa ditë qëndroi në spital privat për të marrë ndihmë mjekësore nga plaga me thikë. Sipas kartelës zyrtare të spitalit të siguruar nga TCH, autori M.P është vetëplagosur me thikë gjatë konfrontimit me bashkëmoshatarin e tij.

“Rezulton se diagnoza e shtrimit është repture (këputje) tendina në dorën e majtë si dhe shembje e parakrahut dhe është kryer ndërhyrja kirurgjikale në datën 18.11.2024 për riparimin e tyre.”- thuhet në kartelë.

Sipas Inside Story, i mituri që kreu vrasjen ishte shtruar në spital me diagnozën e “traumës prerëse në dorën e majtë” dhe tek pjesa e historisë së sëmundjes përshkruhet se: “Pacienti vjen në urgjencën e SA1, shoqëruar nga familjarët e tij, pasi ka ndodhur një sherr në shkollën “Fan Noli”. Referon se 4 veta e kanë goditur me grushte në kokë, është rrëzuar dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe ka prerë veten padashje”.

Autori ndaj të cilit tashmë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” qëndroi për 9 ditë në një spital privat dhe më pas u dërgua në Institutin e të miturve në Kavajë ku paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani, ngjarja është mbuluar nga disa kontradikta sa i takon deklaratave të të miturit tjetër që mbeti i plagosur L.M i cili shprehet i bindur se është goditur edhe nga një person i dytë, ndërsa policia në reagim zyrtar thotë se nuk bëhet fjalë për autor të dytë në vendngjarje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: