AKTUALITET /

“Djali im është i sigurt për atë që flet”, babai i 14 vjeçarit të plagosur: Ka dy autorë, e provojnë kamerat

Shkruar nga Versus
“Djali im është i sigurt për atë që flet”,
Babai i 14 vjeçarit të plagosur L.M

Babai i 14 vjeçarit L.M që u plagos në sherrin pranë “Fan Nolit” ku u vra shoku i tij, i ka qëndruar deklaratës së bërë ditë më parë ku thoshte se në ngjarje kanë qenë 2 autorë dhe jo vetëm i arrestuari aktual M.P.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, babai i 14 vjeçarit theksoi se kamerat e sigurisë e kanë faktuar se në vendngjarje kanë qenë dy autorë dhe të dy e kanë goditur djalin e tij me thika të ndryshme.

“Këto deklaratat nëpër media s’më duken shumë serioze sepse presim të vijë mjeku ligjor të bëjë pjesën e goditjeve që ka marrë në shpatull të kemi rezultat përfundimtar, kemi kërkuar që të jetë mjeku ligjor dhe të bëjë ekspertimin e plagëve, të dalë në një konkluzion, unë i besoj shtetit, mendoj do bëjë më të mirën, për çdo fëmijë duhet një kujdes i veçantë, drejtësia do të shkojë në vend. Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë”- tha babai i të miturit që po mjekohet tek spitali i Traumës.

Sa i takon deklaratës së policisë ku thuhet se në vendngjarje ka qenë vetëm një person, babai i të miturit të plagosur tha se nuk e ka idenë sesi policia doli në një përfundim të tillë pasi djali i tij thotë se i kanë sulmuar 2 persona.

“Këtë duhet ta zgjidhin hetimet, unë si prind mund të bëj ankesa, nuk dua që fëmija i dikujt tjetër të dënohet për krim. Deklarata që ka dhënë ishte dje e marrë nga prokurorja. S’e di ku e di policia e shtetit që ka një person. Fëmijët do të thonë që janë dy persona”- përfundoi ai.

Për lajmin se ka pasur dy autorë në vendngjarje, në mbështetje të policisë reagoi edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili tha se po tentohet të hidhet baltë ndaj tyre. Sipas tij kamerat e sigurisë nuk tregojnë për një gjë të tillë siç pretendohet në media. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: