AKTUALITET /

Vrasja e Klaudio Prendit, shoqërohen disa persona të tjerë në polici! Dyshohet të jetë edhe autori dhe porositësi

Burime për media thonë se policia ka shoqëruar të tjerë persona për t’i marrë në pyetje dhe se në mesin e këtyre shoqërimeve dyshohet që mund të jenë autorë dhe porositës, këta të fundit me pagesë.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Klaudio Prendit, shoqërohen disa persona të tjerë

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e  vrasjes së Klaudi Prendit në rrugën ‘Xhanfizo Keko’ në Tiranë dy muaj më parë.

Burime për media thonë se policia ka shoqëruar të tjerë persona për t’i marrë në pyetje dhe se në mesin e këtyre shoqërimeve dyshohet që mund të jenë autorë dhe porositës, këta të fundit me pagesë.

Sherri për borxhet nga llotot sportive vijon të jetë pista kryesore e hetimit, pasi me grupin tjetër Prendi ka pasur 2 konflikte të forta brenda vitit, i fundit rreth 1 muaj para ngjarjes së rëndë.

Gjithashtu targa greke që u përdor në makinën e autorëve rezulton e vjedhur në Greqi dhe për këtë janë kontaktuar autoritetet atje, por deri tani nuk ka një kthim përgjigje.

Më herët janë marrë dhe në pyetje shokët e 28 vjeçarit, efektiv policie të cilët kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarja, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

Gjithashtu për vrasjen e Prendit ka dhënë dëshmi dhe personazhi i njohur si “Kleo i Freskut”, i cili dyshohej se mund të kishte lidhje me ngjarjen. Ai ka mohouar se mund të ishte ai autori i ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë.

Dyshimet ndaj “Kleos së Freskut” u ngritën nga ana e Policisë së Tiranës, pas një borxhi të pashlyer që kishte Klaudio Prendi ndaj tij, pasi ky i fundit dyshohet se administronte një “ëebsite” llotosh sportive online.

Klaudio Prendi u vra me pistoletë me silenciator sapo hyri në makinën e tij luksoze, pasi më herët doli nga një lokal pak para mesnatës më 19 nëntor./Versus.al

 

 

 

 

Poll