AKTUALITET /

Vrasja e Martin Canit: Dëshmia e oficeres së sigurisë në shkollën “Fan Noli”

Një mësuese, oficere e sigurisë dhe një polic bashkiak rrëfyen detaje mbi konfliktet e mëparshme mes nxënësve në shkollën “Fan Noli”, mosmarrëveshje që kulmuan me vrasjen e Martinit.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Martin Canit: Dëshmia e oficeres së sigurisë në
Martin Cani

Gjykata e Tiranës dëgjoi tre dëshmi në procesin ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Cani.

Një mësuese, oficere e sigurisë dhe një polic bashkiak rrëfyen detaje mbi konfliktet e mëparshme mes nxënësve në shkollën “Fan Noli”, mosmarrëveshje që kulmuan me vrasjen e Martinit.

Oficerja e sigurisë, Jetmira Kuka, tregoi se mësuesja Klodiana Saliasi i kishte thënë për disa nxënës që flisnin me zë të lartë në tualet. Ajo kishte shkuar të kontrollonte dhe pa që nxënësit nuk ishin më aty, më pas kishte thirrur Martin Canajn.

Sipas saj, Martin i kishte thënë se kishte folur me zë të lartë dhe kishte sharë, gjë që kishte marrë personale M. Përlleshajn, duke u nisur një debat. “Thirra Përlleshajn, i cili më siguroi se nuk kishte probleme mes tyre dhe se ishin në rregull”, dëshmoi oficereja.

I mituri i akuzuar nuk ishte prezent në seancë, ndaj gjyqi u shty për në 14 korrik. Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi që të njoftojë përsëri 14-vjeçarin, në pritje të përgjigjes së tij për t’u pyetur apo për të refuzuar.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tre ditë më parë brenda shkollës për arsye të dobëta. Edhe pse kishte dukur se ishte mbyllur, u rindez brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja e sigurisë. Pas orës së mësimit, së bashku me shokët, u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua dhe përfundoi me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes./Versus.al

Poll