AKTUALITET /

Vrasja e Martin Canit, Gjykata dënon me 16 vite burg autorin 15-vjeçar! Babai: Sot, drejtësia foli me zë të qartë!

Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite burg për Përlleshajn po përfitoi ulje dënimi për shkak të moshës.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Martin Canit, Gjykata dënon me 16 vite burg autorin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin Canit, në vitin 2024 pranë shkollës Fan Noli. 

Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite burg për Përlleshajn po përfitoi ulje dënimi për shkak të moshës.

Babai i Martin Canit tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij. 

'Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne familja e Martin Canit kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale  vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.
Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

• Muzeun "Martin Cani", një vend i kujtesës dhe edukimit.

• Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

• Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh. Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.' është shprehur i ati i Martin Canit në një deklaratë para mediave.

Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024 pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij./Versus.al

Poll