AKTUALITET /

Vrasja në Pogradec/ Nëna e Ilirjan Selmanit: Djali im nuk vriste as mizën! Viktima kishte lidhje me shumë burra

Nëna e Ilirjan Selmani, Sanie Selmani ka folur për herë të parë në kamera. Ajo është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

Shkruar nga Versus
Vrasja në Pogradec/ Nëna e Ilirjan Selmanit: Djali im nuk vriste as
Kozeta Teço/ Ilirjan Selmani

Nëna e Ilirjan Selmani, Sanie Selmani ka folur për herë të parë në kamera. Ajo është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

“Pyesni në lagje dhe do t’ju tregojnë çfarë djali ishte. Ai nuk ngatërrohej me askënd, nuk vriste një mizë, e jo më të vriste një njeri. Herë pas here kërkonte ndonjë lek, por kaq. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh, që ishin te dera e shtëpisë. Pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte”, – tha ajo mes lotësh.

Më tej, nëna e Ilirjan Selmanit shpreh tronditjen e saj nga mënyra si u përhap lajmi në media dhe se si policia ndërhyri në banesë.

“Jam shumë e tronditur. Kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion. Edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen. Ata erdhën në shtëpi, 15 policë, gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun. Trajtohet edhe me kemp për problemet me zemrën”, tha ajo.

Sanie Selmani thotë se kërkon që e vërteta të dalë në dritë dhe shton se viktima mund të ketë pasur lidhje të tjera.

“Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë. Policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën. Djali im nuk është vrasës. Djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni”, u shpreh Sanie Selmani.

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, akuzohet nga Policia dhe Prokuroria si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në apartamentin e saj në Pogradec.

Dyshohet se, në momentin e debatit, Selmani ka qëlluar viktimën me thikë, duke i marrë jetën. Më pas, për të fshehur gjurmët e krimit, ai i ka vendosur zjarrin banesës ku jetonte 52 vjeçarja. Pavarësisht përpjekjeve për të zhdukur provat, ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe u arrestua nga policia. /Versus.al

 

Poll