Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzën për 14 vjeçarin me inicialet M.P i cili vrau me thikë dy ditë më parë moshatarin e tij.
Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë disa metra larg shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' , ku i mituri me inicialet M.P qëlloi bashkëmoshatarin e tij, M.C për shkak të një grindje banale.
Në dëshminë e tij 14 vjeçar ka deklaruar se sherri ka nisur “sepse po më shikonte”.
I pyetur nëse është penduar ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër./Versus.al







